Tekstet e këngëve HIT/ Papingji: Prioritet nuk është e shkruara, por efekti që përcillet në publik

  • 4 years ago
Kjo është një periudhë plazhi. Vera e nxehtë e kërkon edhe muzikën. Por në rast se ne shkojmë nëpër clube, lounge apo bare plazhi shpesh na ndesh të dëgjojmë këngë me tekste si: « t?lagi me shapanjë », apo « ajo pi korona, i mban dy telefona » apo të tjera, që shumica prej nesh i dinë përmendësh.

Për të folur rreth nivelit të teksteve të këngëve shqiptare do të bisedojmë me Mjeshtrin e Madh, Jorgo Papingji.

?Unë nuk jam dakord me këto lloj tekstesh qe shkruhen tani. Duhet thënë ndërmjet tyre ka dhe tekste të bukura. Por këto këngët që më pyetet ju mua nuk i japin prioritet tekstit, por efektit që mund të ketë në ambient. Dhe sigurisht në ambient kanë efekt ato gjëra qe janë më banale, më të zhveshura nga kultura e të shkruarit. Influenca pastaj e këtyre tallavave te vëllezërve tanë. Domethënë të kosovarëve ngjiti më shumë. Kritika ka kohë që mungon në artin tonë?, thotë ai.

Këto këngë janë më të klikuarat e momentit. Pavarësisht nivelit të teksteve të tyre fakt është audienca në masë. Dikur influenca e artit që vinte nga Kosova vlerësohej me çmime, por nuk ishte kjo e kësaj lloji që dëgjohet sot.

?Unë diç kam parë dhe jam e bindur që gjatë kësaj periudhe ju keni krijuar, a mund të citojmë diçka nga të shkruarit tuaj sëfundmi.

Një nga temat ështe pandemia. I kam kushtuar një cikël që e kam quajtur « Pandemiada »
Do ta kujtojmë o miku im
Kohën e ndyrë të pandemisë
Kur brenda mureve të shtëpisë
Zbulonim vlerën e lirisë??

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Music#HIT#TopChannel

Recommended