Ora News - Sherr me sende të forta pas pijes, vritet 40-vjeçari në Elbasan
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Një konflikt në dehje e sipër mes tre personave në Elbasan ka përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen ? Luigj Gurakuqi?.

Policia thotë se ?në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan?.

Si pasojë e plagëve të marra, Florian Lamçe ka ndërruar jetë. Viktima u gjetnë afërsi të parkut ?Aqif Pasha? pa shenja jete dhe i gjakosur.

Dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën p?r zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Florian Lamçe njihet si person me precedentë penalë. Ai ka qenë i dënuar me tre vite burg për akuzën e ?pengimit të zbardhjes së vërtetës?, si dhe është hetuar edhe për dy plagosje.

Ndërsa i vëllai i Florian Lamçes, Olti Lamçe, është dënuar me 24 vite burg për vrasje.

Në vitin 2011, ai vrau pronarin e disko ?Tekiles?, Almir Canin.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vritet-me-thike-dhe-sende-te-forta-i-riu-ne-elbasan-person-me-precedent-penale/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended