Kombinat Show - Ilva Tare: Lajmi eshte mall, ne jemi tregtare

  • 4 years ago
#KombinatShow, një emision për shqiptarët nga #EnkelDemi (09 Janar 2004)

Ilva Tare rrëfeu në ?Kombinat Show? se përse vendosi të ndiqte një tjetër model të përcjelljes së lajmeve nga ai çfarë ishin mësuar shqiptarët të ndiqnin, duke e personalizuar atë.

Enkel Demi: Më ke dhënë një model, që fillimisht të jem i sinqertë nuk më ka pëlqyer fare. Ke përdorur çdo lloj mënyre që të shkrepte në mendje për ta përcjellë lajmin tënd dhe bëhej fjalë për një lajm serioz. Pse kjo lloj mënyre? Ku e gjete?

Ilva Tare: Çfarë do të thotë lajm serioz? Lajmi është lajm dhe ka shumë mënyra për ta shitur atë, është mall. Ne jemi tregtarë lajmesh, apo jo?

Enkel Demi: Shablloni ishte ndryshe.

Ilva Tare: Unë isha Ilva. Media kishte filluar të ndryshonte, Shqipëria ishte hapur. Kishte ndodhur një ?97 e tmerrshme. Ne morëm eksperienca nga kolegë të huaj, ndërkohë i kishim parë, por ishte ndryshe. Nuk mund të merrje një model dhe ta implementoje mbi veten tënde, do të ishte gënjeshtër, dështim. Unë bëja Ilvën, që donte të thoshte lajmin, duke i dhënë lajmit të trishtuar dramacitetin e vet, lajmit të gëzuar humorin, batutën, ironinë e vet, lajmit politik kur na vinte në maj të hundës dhe kjo ndodhte shpesh, pak ironi, që mesa duket është pëlqyer. Kjo ishte tendenca ime që ndodhi krejt rastësisht, pa e përgatitur me kujdes. Ishte një lloj fjale, e cila vuri në lëvizje një veprim, i cili solli një ndryshim.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/