Top News - Zgjedhja e kreut të BKH/ Kim uron shqip-gur mbi gur bëhet mur

  • 4 years ago
Menjëherë sapo SPAK i propozoi KLP-së, emrin e Aida Hajnaj për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka ardhur edhe një reagim nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. ?Gur mbi gur bëhet mur?, këtë proverb të urtë shqiptar ka përzgjedhur ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim për të dhënë mesazhin urues për këtë hap para të drejtësisë së re.
?Një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi pasi Komiteti i Përzgjedhjes dërgoi emrin e Aida Hajnaj në KLP për miratim. Ndalesa tjetër: Trajnimi i tyre me FBI-në dhe më të mirët e ligjëzbatuesve amerikanë. Gurë mbi gur bëhet mur?, shkruan ambasadorja Yuri Kim në një status në rrjetet sociale
Ky reagim përshëndetës nga ana e ambasadores së SHBA për zgjedhjen e kreu të BKH-së merr më shumë rëndësi, kur vjen pas deklaratave publike të opozitës kundër Aida Hajnaj. Disa ditë më parë nënkryetari i PD-së Edi Paloka lëshoi akuza të forta në drejtim të Aida Hajnajt duke kërkuar anulimin e procesit të zgjedhjes së kryetarit të BKH-së. Ambasadorja Kim reagoi po atë ditë duke u shprehur se kushdo që ëndërron se drejtësia e re nuk do të vijë kurrë, gabohet dhe duhet të zgjohet nga dremitja dhe me reagimin e menjëhershëm në ditën e përzgjedhjes nga SPAK të kreu të ?FBI-së shqiptare? ajo haptas e mbështet këtë zgjedhje.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BKH#SPAK#TopChannel

Recommended