Ballkani ne mesin e pandemise. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ne situate te veshtire - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ballkani perëndimor vijon të përballet me rritjen e numrit të të infektuarve nga virusi covid 19 ndërsa edhe bilanci i viktimave është rënduar. Mali i zi ka rikthyer gjendjen e pandemisë pasi e shpalli të përfunduar më 2 qershor. Autoritetet kanë pranuar se vendi ka numrin më të madh të rasteve aktive për 100,000 banorë në rajon, me 309 të tillë.Maqedonia e Veriut është në vendin e dytë, me 167 infeksione aktive për çdo 100,000 qytetarë, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina vjen e treta, me 109. Serbia ka 66 raste aktive për çdo 100,000 banorë, Shqipëria 62 dhe Kroacia 28.Veshja e maskës mbrojtëse në mjedise të hapura dhe të mbyllura është e detyrueshme në territorin e Malit të Zi, përveç plazheve dhe parqeve kombëtare, me kushtin e mbajtjes së distancës fizike. Tubimet janë të kufizuara në 40 persona në vende të hapura publike, dhe në 20 persona në vende të mbyllura.Edhe vendet e tjera të rajonit kanë shtuar masat në rritjen e kapaciteteve të sistemit shëndetësor ndërsa mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura është gjithashtu e detyruar.

Recommended