Arben Imami shkarkon nga detyra zevendesministrin Agim Neza (11 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Ministri i Drejtësisë Arben Imami ka larguar sot nga detyra zëvendësin e kësaj ministrie Agim Neza. Neza ka punuar si zëvendës pranë 7 ministrave të Drejtësisë Tela, Frashëri, Preçi, Ngjela, Kondi, Panda e së fundmi Imami. Ai është bashkëproducent i një filmi ndërkombëtar i njohur për Kosovën "Dëshmitarë në vrasje" dhe një guide për turistët. Nezën e ka habitur motivi i shkarkimit.
"Duket disi qesharake fakti që i është referuar Kushtetutës për shkarkimin tim aq më tepër në këtë urdheresë ku thuhet që me ardhjen e ministrit duhet të ndryshojë pjesa e kabinetit. Ajo mund të ndryshojë, por nuk është e bazuar në ligj që duhet dhe nga ana tjetër nuk ka argumente bindëse që mediave apo opinionit publik gjatë këtyre 7 viteve që kam punuar, ka gjetur transparencën tek zyra e shtypit e Ministrisë së Drejtësisë, por mesa duket sot janë më të preferueshëm partiakët duke qenë se unë nuk i takoj asnjë lloji partie dhe duke patur gjithmonë atë dëshirën që Shqipëria të ketë një shtet të konsiderueshëm dhe të konsoliduar, duket për fat të keq tranzicioni është i vazhdueshm."/tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended