Report TV - Shpërthim tritoli te dera e një apartamenti në Laprakë, pronari Nuk kam asnjë konflikt

  • 4 years ago
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një shtëpi private në Laprakë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por raportohen vetëm dëme materiale. Kallëpi i tritolit që është vendosur në derën e jashtë të shtëpisë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shtëpisë që iu vendos tritoli është në pronësi të 47-vjeçarit Gjergji Llazi, ndërsa mësohet se ai është një person me precedentë të mëparshëm për vjedhje makinash. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa thotë se sasia e tritolit ishte 100 gramë.

Recommended