Mashtrimi me analizat serologjike/ Rezultati nuk tregon nëse je prekur nga Covid-19 - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duket se vendimi i autoriteteve për të liberalizuar kryerjen e analizave serologjike në spitalet private është një strategji e mirëmenduar për të zhvatur akoma më shumë qytetarët. Mjeku imunolog Genc Sulcebe konfirmon se kjo lloj analize nuk ka vlerë diagnostike.Ndërsa sa i përket efektivitetit, Sulcebe shprehet se 98% janë të sigurta por vetem nëse kitet blihen me standarte.Nderkohe, epidemiologu Erion Dasho ngre nje tjeter shqetesim. Sipas tij, kryerja e analizave serologjike edhe ne spitalet private mund te lere shteg per abuzimet me çmimin ne kurriz te qytetareve.Megjithe hapjen e laboratorit te dyte per analizen serologjike ne qendren spitalore universitare Nene Tereza, Ministria e Shendetsise vendosi lejimin edhe ne spitalet private me argumentin e kerkeses se larte nga qytetaret.

Recommended