Ora News - ILD pa zyra e pa inspektor, duhet të shqyrtojë 1700 ankesa të qytetarëve
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

I krijuar si një nga institucionet më të rëndësishme të reformës së re në drejtësi, me apo pa qëllim inspektori i lartë I drejtësisë është lënë në pik të hallit.

Pa zyra dhe me një inspektore që duhet të shqyrtojnë 1700 ankesa të qytetarëve për prokurorë dhe gjyqtarë, përfshi edhe hetimet që kanë nisur kryesisht për lirimet e të dënuarve, duket se ky institucion është inekzistent.

Nuk dihet se si dhe kur do ti jepet zgjidhje këtij problemi por fakt është që gjyqtarët dhe prokurorët vijojnë të jenë të pakontrolluar dhe hetimet e nisura muaj më parë për gjyqtarët që kanë liruar të dënuar me burgim të përjetshëm apo të dënuar të tjerë që u kishin mbetur edhe disa vite burgim po ecin shumë ngadalë dhe gjyqtaret vijojnë te japin vendime.

Inspektori i lartë të drejtësisë mësohet se ka në hetim tre raste një prokurore dhe dy gjyqtare.

Behet fjalë për prokuroren e çështjes se Bilbil Hasanit, i cili u vetëvar në paraburgim gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha për dy raste lirime me kusht si dhe gjyqtarin e gjykatës së Korçës Markelian Kuqo, i cili ka liruar atë që njihej si Gert Gjenerali.

Pas verifikimit inspektori duhet t?ia paraqesë konkluzionin se bashku me propozimin për masë disiplinore, nëse ka, Këshillit të Lartë Gjyqësor për gjyqtarët dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për prokurorët, të cilët duhet të vendosin masën për magjistratin.

Por deri tani ky institucion nuk ka mundur te bëje asnjë propozim pasi asnjë hetim nuk ka përfunduar.

Për me tepër ky institucion nuk ka një godine te tijen për të punësuar administratë pasi ndodhet përkohësisht vetëm në një zyre ne ambientet e KLGj-së, pasi godina që është vendosur për ta është ende me tjetër institucion

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ild-pa-zyra-e-pa-inspektor-duhet-te-shqyrtoje-1700-ankesa-te-qytetareve/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended