Top News - Kultivimi i kanabisit/ Procedohen penalisht kryepleqtë

  • 4 years ago
Kontrollet e territorit nga ajri dhe toka per evidentimin e rasteve te kultivimit te kanabisit kane vijuar ne te gjithe vendin. Policia e Shtetit ka konfirmuar disa raste te konstatuara ne zona te ndryshme te vendit, një prej tyre është zbuluar në fshatin lybeshe në skrapar ku u zbulua një parcele me kanabis. Në prangat e policise u vu kryeplaku i fshatit me akuzën e ?Shpërdorimit të detyrës?, pasi nuk ka denoncuar rastin per kultivim lëndësh narkotike. Sipas njoftimit është arrestuar edhe një 59 vjeçar po nga ky fshat, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Ndërkohë që 32 vjeçari me inicialet D.SH është shpallur në kërkim, si autor i dyshuar për kultivim të lëndëve narkotike. Ne Mallakastar nga kontrollet e policisë është zbuluar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Poçem, në afërsi të lagjes "Belagore", disa bimë narkotike. Edhe ne kete rast policia ka shpallur ne kerkim autorin e dyshuar te kultivimit si dhe ka proceduar penalisht kryeplakun e fshatit dhe punonjësin e ujsjellës kanalizimeve për veprën penale "Shpërdorim detyre", pasi në tubin kryesor që furnizon me ujë të pijshëm lagjen "Belagore" autori ka ndërhyrë duke bërë lidhje të paligjshme. Rasti tjeter eshte zbuluar nga policia në një zonë të pyllëzuar në fshatin Soricë,një parcënë me kanabis, në njësinë e Zall Dardhës në Dibër. Në kërkim u shpallën autorët e dyshuar të mbjelljes së kanabisit, banues në Nikël të Krujës. Në gjendje të lirë është proceduar kryeplakun i fshatit Soricë dhe administratori i njësisë Zall Dardhë. Edhe ne Pult u konstatua një parcelë me kanabis dhe gjatë aksionit policor u ndalua në flagrancë një 28 vjecar, banori i fshatit Prekal. 28 vjecari kishte hapur tokë në një zonë të pyllëzuar dhe kishte kultivuar fidanët narkotikë. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Shkodres, për veprën penale ?Kultivimi i bimëve narkotike?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kanabis#TopChannel

Recommended