Top News - Kultivimi i kanabisit/ Policia-32 drone monitorim nga ajri

  • 4 years ago
Policia ka intesifikuar kontrollet e territorit, nga toka dhe ajri, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar kanabis.
Sipas policise 123 grupe kontrolli nga toka po vijojnë monitorimet e pandërprera të territorit në të gjithë vendin. Në zbatim të një plani kontrolli të detajuar për çdo Drejtori Vendore të Policisë dhe grafikut të bërë për këtë qëllim, çdo ditë, helikopteri i Policisë, me grup kontrolli, po kontrollon nga ajri zonat e vështira ku është e pamundur shkelja dhe kontrolli nga ana e punonjësve të Policisë.
32 dronë çdo ditë po kontrollojnë zona me risk në të gjithë vendit, dronë që përdoren nga grupet e kontrollit në terren.

Nga kontrollet me helikopterët dhe dronë janë evidentuar tentativa për kultivim në numër të vogël të bimëve që varionin nga 5 deri në 15 fidanë dhe në zona shumë të thepisura, malore dhe të pyllëzuara. Këto raste janë goditur dhe autorët janë dërguar para përgjegjësisë ligjore, pasi janë evidentuar nga dronët duke shkuar në vendet ku tentonin të kultivonin bimët narkotike dhe janë kapur në flagrancë nga ana e punonjësve të Policisë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Kontrolle#TopChannel

Recommended