Report TV -Aktakuzat ndaj Thaçit/ Rexhep Selimi: Hetimet e Hagës të padrejta dhe etnike!

  • 4 years ago
Rexhep Selimi, kryetar i grupit parlamentar Vetëvendosje, tha se askush nuk ka pse të pastrojë luftën e Kosovës dhe të UÇK-së pasi ajo ishte e drejtë dhe nuk ka nevojë për gjykata ndërkombëtare e vendore të pastrojë emrin e saj. Hetimet nga Gjykata Speciale e Hagës, Selimi e konsideron si një gjykatë etnike dhe të padrejtë që heton vetëm një territor dhe vetëm një etnicitet, atë shqiptar.