Wake Up/ Isli Islami interviston Ori Nebijajn nga Velipoja. Po cila është arsyeja?!
  • 4 years ago
Ndodh rrallë shumë rrallë që dy moderatorët e Wake Up të vihen në rolin e të ftuarve të shumtë që kanë gjatë gjithë sezonit, por përjashtim nga rregulli bëhet vetëm atëherë kur ka një arsye madhore siç ndodhi sot kur në rolin e të ftuarës ishte Ori Nebijaj e cila u vu përball pyetjeve dhe kuriozitetit të Islit. Arysyeja ishte se sot në në ekranin e Top Channel, nis një nga programet më të ndjekura verore, "Pushime on Top". Këtë vit ky format do të vijë me ndryshime e risi duke e bërë një program edhe më dinamik. Ori Nebijaj dhe Flori Gjini do të na shoqërojnë çdo pasdite duke na sjellë në ekran personazhe të njohur si edhe duke promovuar atraksionet më të bukura të vendit. Të gjithë kemi interes për t'i zbuluar këto vende, aq më tepër kur shumica prej nesh do të pushojnë në Shqipëri. Ori sot, na zbuloi të ftuarit e episodit të parë të "Pushime on Top" që nis në orën 18:10 por dhe shumë detaje nga sezoni i ri...madje edhe sa herë do ta shohim vetë Orin me rroba banje teksa sfidon veten dhe të ftuarit në sporte ekstreme. "Isli ta hedh dhe ty dorashkën e sfidës këtë sezon. Eja të provojmë shumë nga vendet që ofron Shqipëria për turizmin e aventurës"...Dhe Isli sigurisht që nuk mundi t'i rezistonte sfidës...

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended