Korçe, arrestohet autori i tre vrasjeve - (21 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Fuat Bastriu 30-vjeç, autor i tre vrasjeve, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i shpallur në kërkim është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit. Bastriu banor i Tiranës, ishte strehuar tek disa të afërm të tij, në një apartament në lagjen ?Sporti i ri?, në Korçë. Forcat e policisë kriminale të Korçës, rrethuan zonën ku strehohej 30-vjeçari dhe arrestimi i tij u bë pa asnjë lloj rezistence.

Fuat Bastriu është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Faktit Tiranë, për dy vrasje të kryera në Tiranë dhe një në fshatin Baldushk të këtij rrethi. Gjatë trazirave të vitit 1997, ai u arratis nga burgu dhe gjatë kësaj periudhe ka qëndruar i fshehur./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended