Viti i ri shkollor i gjen nxenesit te pajisur me libra (19 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Viti i ri shkollor do t'i gjejë nxënësit në shkollat tona të kompletuar plotësisht me libra. 5 milion e 300 mijë libra priten të shpërndahen në të gjithë vendin, brenda muajit gusht. 34 shtypshkronja shqiptare janë angazhuar për të shtypur brenda afatit tekstet e shkollës. Janë gjithsej 145 tekste ku 40 prej tyre kanë dalë nga shtypi dhe janë shpërndarë në rrethe.
Këtë vit në këto libra, sipas drejtorit të Ndërmarrjes së Librit Shkollor Ilmi Braçe është rritur cilësia:
"Këtë vit shkollor ka një kthesë totale jo vetëm në sigurimin në kohë sa më të shkurtër të teksteve, por dhe një kthesë tepër cilësore siç do t'a shikoni dhe vetë në cilësinë e teksteve jo vetëm si bazë materiale, por dhe në shtyp. Unë deklaroj me përgjegjësi që jo vetëm se do të jenë gati në 14 shtator, por me 25 gusht ne do të kemi të gjitha tekstet tona gati dhe do të fillojmë shitjen që me 25 gusht."
Iniciativa e marrë për të përfunduar në afat shtypjen dhe shpërndarjen e librit, do të bëjë që në shtator nxënësit që nga klasa e parë fillore deri në të mesmen, të mos ndjejnë problemet e viteve të kaluara me librat. Gjithashtu këtë vit janë hartuar tekste të reja për klasat e profilizuara në gjimnazet tona./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended