Report TV - Ziu: Nëse konstatohen hapur pishinat përveç subjektit, sanksione edhe për policët!

  • 4 years ago
TIRANE-Zëvendësdrejtori i Policisë për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu në një intervistë për Report Tv u shpreh se kontrolli në territor vijon për zbatimin e masave, por edhe respektimin e karantinës nga personat që janë prekur dhe nuk duhet të dalin nga banesa. Ziu tha se ka qytetarë dhe biznese që nuk i respektojnë masat. "Kemi pasur probleme nga qytetarë dhe biznese që nuk i respektojnë kërkesat, por policia i ndjek dhe i zbaton masat e përcaktuara në Aktin Normativ.

"Tani sikur dihet që në fazat e para policia ka zbatuar kërkesat dhe përgjegjësitë ligjore për këtë qëllim jemi në fazën e fundit, bazuar në aktin normativ, strukturat mbajnë nën kontroll territorin dhe ato që përcaktohen, ambientet e brendshme, të jashtme, ku kërkohet zbatimi i kërkesave për zbatimin e protokollit.  Në aktin normativ është kufizuar e drejta e aktivitetit në pishina, teatro, njësitë tregtare lokale, restorante, lejohet vetëm jashtë, duke zbatuar masat për distancimin.

Policia i ka evidentuar të gjitha zonat me rrisk dhe bashkë me Task Forcën bashkë me Inspektoratin, AKU-në dhe Tatimet kur kemi konstatuar shkelje kemi vendosur gjoba.  Policia ka detyrime për mbajtjen në kontroll për personat që kanë dalë pozitiv. I kemi evidentuar që të gjithë, kanë numrat e telefonit, banesat dhe inspektojmë kontrolle të vazhdueshme nëse i respektojnë. Policia u shkon në banesë nëse i zbatojnë".

Pishinat nuk lejohet që të hapen. Nëse konstatohet thyerja e urdhrit sanksionet nuk do të jenë vetëm kundër subjektit, por edhe punonjësve të policisë që kanë në përgjegjësi zonën. "Nuk ha diskutim nëse do të funksionojnë pishinat, urdhri dhe akti e ndalojnë këtë gjë dhe për këtë gjë në bashkëpunim me Task Forcën i kemi evidentuar vendndodhjet e pishinave dhe i mban në kontroll duke raportuar. Deri tani nuk kemi raste të funksionimit të pishinave. Kontrollet nuk janë të përcaktuara, por është detyrim i shërbimeve të territorit ta mbajnë në kontroll, nëse konstatohet një pishinë do të ketë sanksione ndaj punonjësve që e kanë në përgjegjësi por edhe ndaj subjekteve".

Recommended