Ora News - Lufta e votave, PS ofertë opozitës së re, PD gjen 85 mandate

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Loja e PS me dy porta për reformën zgjedhore, brenda dhe jashtë parlamentit ka çuar ambasadoren e SHBA në Parlament.

Për rreth 40 minuta Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e grupit të PS, Taulant Balla, ku në fokus të diskutimeve ka qënë kodin i ri elektoral.

Pas këtij diskutimi me diplomaten amerikane, kreu i grupit parlamentar të PS erdhi me një propozim konkret për opozitën në parlament.

?Ju do të jepni konsensusin sa i përket kodit, ne do iu japim konsensus për ndryshimet kushtetuese. Në fund të arrijmë një marrëveshje trepalësh dhe të organizojmë zgjedhje në pranverën e ardhshme, që të jenë të denja?.

Oferta e Taulant Ballës nuk i ka kënaqur deputetët e opozitës re, madje e kanë cilësuar si një pazar të dobët.

Murrizi: Që sot unë të ftoj zoti Balla, jep ofertën dhe merri 84 deputetë nga këtu. Siç ftoj deputetët e mi opozitarë të dalim nga kjo seancë dhe Balla të vazhdojë merkaton.

Në shenjë indinjimi, deputetët e opozitës paralmentare u larguan nga salla. Ikjen e tyre, për mazhorancën është një deja vu e PD dhe LSI-së në fillim të vitit të shkuar

Balla: Thirrja ime është që opozita parlamentare të rikthehet në Parlament që nuk i bën nder.

Ndërsa Halil Jakimi, i ardhur në parlament nga listat e PD, kishte një ftesë direkte për ish-kryetarin e tij Lulzim Basha.

Megjithatë tashmë ka nisur dhe llogaritja e votave. Tre deputetë të opozitës parlamentare Artur Roshi, Fatjona Dhimitri dhe Besnik Troplini deklaruan votën pro marrëveshjes PS- PD.

Artur Roshi: Është në marrëveshje e mbështetur nga perëndimi dhe gjermanët. Nuk mbron interes e partive të vogla. Kjo është një marrëveshje që i duhet vendit në këtë momentet. Sa i përket prekjes së kushtetutës, sipas meje prandaj ndërhyrja nuk duhet të bëhet në mënyrë të njëanëshe.

Loja e kartonëve nuk na çon askund. Balli Kombëtar Demokrat është një parti që e ka kaluar procesin partiak dhe përfundimisht ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, jo se morëm ato që deshën, sepse kjo është ajo që i duhet vendit. Para integrimit të vendit nuk mund të zgjedhim diçka të tjetër, pasi është një kusht i hapjes së negociatave.

Për miratimin e kodit zgjedhor duhen të paktën 84 vota nga të cilat 78 janë të PS dhe një është aleat i selisë rozë.

Më herët dhe Gjetan Gjetani, Lefter Maliqi dhe Suzana Topi janë shprehur pro, duke bërë të mundur arritjen e mandateve.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/reforma-zgjedhore-ambasadorja-kim-takim-me-taulant-ballen/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended