Wake Up/ Pano Soko: Ekonomia shqiptare nuk do ta përballonte dot një karantinë të dytë. Ja pse...

  • 4 years ago
Në Shqipëri tkurrja ekonomike pritet midis -5 deri në -9%, më e larta në rajon, për shkak të varësisë nga turizmi dhe modelit ekonomik të bazuar te bizneset e vogla, tregtia e shërbimet. Nga ana tjetër, me borxhin e lartë dhe të ardhurat e ulëta, financat kishin pak hapësirë fiskale për të mbështetur bizneset (sipas FMN-së, mbështetja direkte ishte më pak se 1% e PBB-së, më e ulëta në rajon). Por nëse shifrat sugjerojnë një mbyllje të dytë në karantinë, sa e përballueshme do të jetë kjo për ekonominë shqiptare dhe xhepat e qytetarëve??? Me situatën aktuale, financat presin që të ardhurat të bien me 15% me bazë vjetore në 2020-n, ndërkohë që shpenzimet do të vijojnë të larta, si rrjedhojë e mbështetjes për pandeminë, nevojës për të hedhur likuiditet në ekonomi dhe rindërtimit pas tërmetit. Një tkurrje prej 15% e të ardhurave, do të thotë 550 milionë euro më pak të hyra në buxhet. Nëse shpenzimet do të vijojnë sipas planit, atëherë deficiti (diferenca mes asaj që shteti mbledh nga taksat e bizneseve e individëve dhe shpenzimeve që duhet të kryejë) pritet që të arrijë në gati 800 milionë euro. Eurobondi dhe huamarrja e brendshme mund të mundësojnë gjetjen e të ardhurave për të kryer shpenzimet e planifikuara dhe të domosdoshme për të nxitur ekonominë, ndonëse kjo do të arrihet në kurriz të rritjes së borxhit publik në të ardhmen, që pritet të shkojë në gati 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). I gjithë ky skenar është parashikuar në rast se ekonomia vijon e çalë pa ndërprerje të mëtejshme. Buxheti është në limitet e tejskajshme të tij. Një mbyllje tjetër do të ishte katastrofike për ekonominë. Këtë mendim ka dhe eksperti i ekonomisë Pano Sako. "Ekonomia shqiptare nuk do ta përballonte dot një karantinë të dytë. Nëse ne do të kemi në skenarin më të mirë një rënie të ekonomisë në masën 5% e kthyer në shifra ky 5% janë biznesi i munguar që vjen si pasojë e faktit që njerëzit rrinë në shtëpi dhe nuk bëjnë blerje përveç shportës bazike ushqimore. Të gjitha të tjerat si blerja e një lavatriçe, riparimi i biçikletës, një televizori apo dhe blerja e një kafeje etj, janë ekonomi e munguar. E gjithë kjo ekonomi e munguar për shkak të izolimi krijoi një rezultat humbje në ekonomi në Shqipëri në shifrat 1.5 miliard euro ekonomi. Për të prodhuar për 1.5 miliardë euro në një ekonomi si e jona ku vlera operacionale e kapitalit punëtor, le të themi se një punëtor prodhon 10 mijë euro ekonomi në Shqipëri, atëherë ne këto kemi në stekë rreth 150 mijë vende pune më këtë ekonomi me kaq dëm sa kemi pësuar. Pra për të prodhuar atë 1.5 miliard ne angazhojmë rreth 150 mijë punonjës të cilët për shkak të pandemisë e kanë të rrezikuar vendin e punës. problemi qëndron se ne akoma nuk e kemi një ide të qartë sesa na kushtuar kjo mbyllje."- tha eksperti Pano Sako.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like To...

Recommended