Rihapja e transportit publik, Shijaku: Autobusët do lahen çdo ditë, qytetarët të respektojnë masat

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Duke filluar nga dita e nesërme (6 korrik), transporti publik do të rifillojë nga puna pas më shumë se 3 muajve mungesë.

Ajo do të jetë nën masa të rrepta sigurie për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Anëtari i Shoqatës së Transportit Publik Kombëtar, Ervin Shijaku në një intervistë për RTV Ora i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë sa më shumë masat anticovid pasi në të kundërt do të ketë penalitete.

Gjithashtu ai thotë se të gjithë autobusët do të dezinfektohen dhe do të lahen çdo natë me solucione, proces ky që do të monitorohet nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

Shijaku: Nesër në orën 05:00 fillon transporti publik. Aktualisht me Bashkinë e Tiranës kemi dakordësuar pjesët ligjiore dhe gjatë javëve në vazhdim do të mbyllet dhe procedura e 4 tezave tona ekonomike. Nga ana jonë po merren të gjitha masat në bazë të rregulloreve të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë sa më mirë rregullat anticovid, të ruajmë distancën, të vendosen maskat sepse do të jetë precedent ndalimi.


Numri i pasagjerëve do të jetë i reduktuar në bazë të rregullave të vendosura nga autoriteteve. Gjithashtu, me hyrjen e rregullores së re ditën e shtunë (4 korrik) gjobat për mosrespektim të masave do të shkojnë direkt tek qytetarët ose tek punonjësit tanë. Autobusët do të pastrohen në parkingjet e operatorëve pas orës 12 të natës nën monitorimin e punonjësve të Bashkisë me gjithë solucionet anticovid. Në çdo fund dite, ato do të jenë të detyruar të bëhen pastrimet e autobusëve.



Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/article/rihapja-e-transportit-publik-shijaku-autobuset-do-lahen-cdo-dite-qytetaret-te-respektojne-masat


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended