Ora News - Koronavirusi zgjeron vatrat në disa rrethe të vendit, në Durrës tallava në kohë covidi

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Teksa covid 19 vijon të zgjerojë vatrat në të gjithë vendin, qytetarë e biznese neglizhojnë deri në ekstrem protokollet e sigrurisë. Në Durrës, ishin hapur edhe dy lokale me muzikë live dhe ballerina.

Koronavirusi vijon të përhapet dhe të krijojë vatra të reja në të gjithë vendin, por pavarësisht, ende ka njerëz që sfidojnë protokollet e sigurisë.

Në Durrës, sfida për autoritetet kishte shkuar deri në ekstrem.

Dy lokale ishin hapur për muzikë live dhe shfaqje balerinash.

Një ambient u gjet i hapur nga Policia në Lagjen 13 dhe tjetri në fshatin Shkallnur.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në komisariat dy administratorët dhe 7 balerina.

Dy administratorët, janë vënë në ndjekje penalë dhe janë gjobitur.

Përtej Tiranës, Kruja shënoi të dielën numrin më të lartë të të prekurve të rinj, me 12 raste, e pasuar nga Berati dhe Puka me nga 8.

Në Berat, burimet thonë se mes të prekurve është një punonjës policie dhe një mësuese.

Ndërsa katër nga personat e prekur janë të afërmit e një të burgosuri, i cili ka rezultuar me Covid-19 me herët.

Tre nga katër rastet e reja në vlorë, sipas hetimit epidemiologjik, ishin kontakte, të të prekurve me koronavirus, ndërsa një përbën vatër të re.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/koronavirusi-zgjeron-vatrat-ne-disa-rrethe-te-vendit-ne-durres-tallava-ne-kohe-covidi

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended