Kule: Gjendja e foshnjes eshte e stabilizuar

  • 4 years ago
Prej së mërkurës, në Spitalin Infektiv Pediatrik në QSUT gjendet e shtruar me Covid-19 edhe një foshnje 2 muajshe. Shefja e Shërbimit të Pediatrisë, Xhorxhina Kule, informoi sot se gjendja e foshnjes është e stabilizuar.

"Parmbrëmë është hospitalizuar një fëmijë i moshës 2 muajsh, i cili ka rezultuar i infektuar nga Covid-19, me shenja të sëmundjes dhe një bronkopneumoni, pa insuficencë respiratore. Në ndjekjen që i kemi bërë dhe në marrjen e tamponit dje të nënës, ka rezultuar edhe nëna pozitive. Janë në trajtim të dy palët dhe në observim dhe në mbikëqyrje nga mjekët pediatër në bashkëpunim me infeksionistët e të rriturve. Deri në këto momente që flasim gjendja është e stabilizuar. Që mbrëmë, të dy nuk kanë referuar shifra të larta temperature, pra temperatura është nën kontroll. Vazhdojnë marrjen e mjekimit dhe plotësimin me ekzaminimet e tjera laboratorike."
"Rreth 110 fëmijë janë pozitivë, në vlerë akumulative që nga Marsi, 25 përqind janë aktivë, pjesa tjetër janë negativizuar, por asnjë nga këta, përveç rastit që përmendëm, nuk është i hospitalizuar dhe nuk ka pasur shenja të sëmundjes që këna kërkuar hospitalizim".


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended