Top News - Blindohet e gjithë vija bregdetare/ Policia, sezoni turistik

  • 4 years ago
Policia e Shtetit ka miratuar planin e masave përgjatë sezonit turistik. 1600 punonjës policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë në zonat turistike dhe ato bregdetare.
Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike dhe ato bregdetare përgjatë sezonit turistik veror 2020, Drejtoritë Vendore të Policisë, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, kanë vënë në dispozicion forcat dhe mjetet policore që do angazhohen me shërbim në zonat turistike/plazhe.
Janë rreth 1,600 punonjës policie, nga Sektori i Rendit Publik, Sektori për Krimet, Policia Rrugore, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të Kufirit e Migracionit.
Në dispozicion të këtyre forcave do të jenë 180 mjete (autovetura, furgonë, motoçikleta, biçikleta dhe mjete lundruese).
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nëpërmjet një telegrami, u ka kërkuar të gjithë strukturave policore angazhim maksimal për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, rritjen e parametrave të sigurisë në zonat turistike, në plazhe, parandalimin e aksidenteve rrugore, ndërhyrjen në kohë të shërbimeve të Policisë për të parandaluar ngjarjen të mundshme kriminale apo për të normalizuar trafikun në raste fluksi.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë duhet të mbajnë maskat, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të qytetarëve, pasi duke marrë parasysh shifrat e të prekurve nga virusi, duhet vlerësuar edhe kjo masë shumë e rëndësishme.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#TopChannel

Recommended