Ora News - Në Kuvend drafti i Kodit të ri Zgjedhor, PS shmang veton e pakices

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Drafti përfundimtar i reformës zgjedhore, i dakordësuar mes të gjitha palëve në Këshillin Politik është depozituar zyrtarisht në Kuvend një ditë pas mbarimit të afat të Komisionit të Reformës Elektorale.

Por socialistët kanë menduar që të shmangin veton e mundshme të opozitës parlamentare në komisionin e posaçëm, duke mos kërkuar shtyerjn e afatit të punës. Drafti i ri do t?i kalojë për shqyrtim në komisionin e ligjeve. Ndërkohë në Këshillin e Legjislacionit po diskutohet kërkesa e pakicës parlamentare për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Rudina Hajdari kërkon nga mazhoranca që marrëveshja e 5 qershorit dhe ndryshimet kushtettuese të shkojnë paketë në parlament.

"E shikoj fare të realizueshme që ta votojmë bashkarisht" - u shpreh Hajdari.

Edhe pse heqja e koalicioneve parazgjedhore apo pragu prej 5% nuk iu shërben partive të vogla, Hajdari shprehet se kerkësa e tyre për ndryshimet e sistemit nuk ka ta bëjë me interesat personale të tyre, por janë në favor të demokracisë.

"Nuk eshte betejë kolltuqesh, individësh por për të përmirësuar cilesine e demokracise ne vend" u shpreh Hajdari

Pasi Kodi i ri Elektoral të miratohet me 84 vota, në Parlament do të ngrihet një komision i posacëm për përzgjedhjen e 12 anatërëve të rinj të KQZ, Kryekomisioneri, nënkomiosneri, Rregullatori dhe KAS.

Me anë të një dispozite tranzitore, Në përzgjedhjen e tyre do të jetë e përfaqësuar edhe PD me një të dërguar të posaçëm.

Një prej ndryshimeve thelbësore në këtë Kod është riformatimi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, i cili është institucioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, dhe që drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e adminstratës zgjedhore, monitoron veprimtarinë e subjekteve zgjedhore, organeve dhe institucioneve shtetërore, si dhe të medias në raport me zgjedhjet, si dhe zgjidh në rrugë administrative kërkesat apo ankesat që kanë lidhje me procesin zgjedhor.

Pjese nga relacioni

"Projektligji që po paraqitet për shqyrtim dhe miratim mundëson dakortësinë politike të palëve për rregullat e lojës në zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore të radhës, duke garatuar pjesëmarrjen e plotë të të gjithë aktorëve të jetës politike në Shqipëri. Nga ana tjetër, ky konsesus ngrihet me propozime për përmirësime mbi një Kod Zgjedhor ekzistues, i cili është certifikuar nga organizmat ndërkombëtarë të specializuar në fushën e zgjedhjeve si Kod që respekton praktikat demokratike dhe legjislacionin ndërkombëtar të zgjedhjeve. Gjithsesi, në një sërë zgjedhjesh në Shqipëri janë paraqitur rekomandime për çështje dhe aspekte të veçanta që kanë nevojë për amendime dhe të cilat janë vendosur në planin e punës së Këshillit Politik, dhe të gjithë institucioneve të tjera vendimmarrëse në Shqipëri" thuhet ne relacionin perkates.

Si do te funksionoje KQZ
Organet drejtuese të KQZ-së që parashikon projektligji janë: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator dhe Komisioni i Ankimim...

Recommended