Sa e duan pijen shqiptaret (29 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Në një anketim të bërë nga ORT dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimet Ndërkombëtare, janë pyetur rreth 2000 vetë për marrëdhëniet që ata kanë me alkoolin. Një në katër të pyetur ka pohuar se pi alkool. Shumica e tyre që konsumojnë pije kanë treguar se janë pijanecë të rregullt. Sa më e madhe ka qenë mosha e të anketuarve, aq më e ngushtë ka qenë lidhja e tyre me gotën. Sipas pijanecëve, gota u shërben për të luftuar stresin që u krijohet nga varfëria dhe hallet në familje.
Këta janë dhe konsumatorët më të mëdhenj. Kushtet ekonomike i detyrojnë të blejnë mall të lirë. Kjo kategori përdor pijet e vendit konjak, fërnet dhe ponç që kushtojnë rreth 40 lekë një teke. Këto pije janë dhe më të pakontrolluarat dhe më të dëmshmet për shëndetin. Sipas të njëjtit studim në Shqipëri, ka 35 mijë subjekte të licensuara për prodhimet e alkoolit, ndërkohë që 60 % e pijeve hyjnë kontrabandë.
Një tjetër motiv i përdorimit të alkoolit është edhe kënaqësia. Një pjesë e të anketuarve vlerësojnë se si stimulant e përdorin për kënaqësi. Këtu hyjnë blerësit e pijeve të shtrenjta si whisky apo xhini./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended