Top News - Vrasja e Hekuran Billës/ Pranga një vajze si bashkëpunëtore

  • 4 years ago
Arrestohet 26-vjeçarja Adiola Lakra nga Tirana, si një nga bashkëpunëtoret e Viktor Markut në ekzekutimin e Hekuran Billës, më 11 qershor 2020 në zonën e ?Komunës së Parisit?. Policia e Shtetit njofton se vajza është personi i tretë që arrestohen për ngjarjen e rëndë. Sipas njoftimit të policisë Adiola Lakra dyshohet se është bashkëpunëtore në vrasjen e Billës, bashkë me Viktor Markun, vëllain e Prel Markut, të vrarë në vitin 2006 në Angli nga Hekuran Billa dhe Sebastian Malin, nipin e dy vëllezërve Marku.

Hekuran Billa u ekzekutua në mbrëmjen e 11 qershorit me armë automatike kur ishte brenda në makinë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Sipas policisë autori I vrasjes ka qenë Viktor Marku, I cili u kap në Malin e Zi, I ndihmuar nga disa persona, ndër ta dy janë arrestuar nipi I tij Sebastian Mali dhe vajza 26 vjeçare Adiola Lakra, ndërsa vazhdojnë hetimet për të tjerët.
Arsyeja e vrasjes së Billës ka qenë për gjakmarrje, pasi viktima në vitin 2006 ka vrarë në Londër Prel Markun, vëllain e Viktorit.
Hekuran Billa ishte dënuar me 25 vite burg për këtë krim, por ishte liruar nga drejtësia shqiptare para një viti.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HekuranBilla#AdiolaLakra#TopChannel

Recommended