KE, raporti i vëzhguesve europian për Shqipërinë - (28 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Zhvillimet politike në Shqipëri, përfshirë zgjedhjet lokale të Tetorit dhe ato parlamentare të vitit të ardhshëm, do të ndiqen hap pas hapi në qendrat e votimit nga vëzhguesit e Këshillit të Europës. Në debatin e zhvilluar sot në një seancë të veçantë të Asamblesë Parlamentare në Strasburg, zgjedhjet lokale janë cilësuar si një barometër për të matur nivelin e demokracisë në Shqipëri.

Në raportin politik të paraqitur para eurodeputetëve, iu bë thirrje autoriteteve shqiptare të garantojnë zgjedhje të pranueshme dhe të pakontestueshme nga palët. Ndërsa Partisë Demokratike iu kërkua të marrë pjesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ligji i ri elektoral është i pranueshëm për KE, pasi është hartuar në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtar dhe plotëson kriteret e një demokracie pluraliste.

Në raportin e vëzhguesve europian për Shqipërinë, i vetmi kostatim negativ ka të bëjë me trajtimin e minoriteteve për përfaqësimin e tyre në institucionet shtetërore, për të cilin Këshilli i Europës ka miratuar edhe një amendament të veçantë. Në debatet e eurodeputetëve sot është rikthyer dhe çështja e zbardhjes së vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari. Ndaj këtij kostatimi ka reaguar deputeti Pollo, i cili tha se, prokuroria në Shqipëri mbetet tejet e politizuar.

Nga vëzhguesit europian është vërejtur se ideja për Shqipërinë e Madhe nuk mbështetet nga udhëheqësit politik shqiptarë. Në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Parlamenti Shqiptar përfaqësohet me deputetët Dokle, Pollo, Aliko, Bega, ndërsa në statusin e vëzhguesit merr pjesë deputeti Minarolli, të cilit sot nuk i është dhënë fjala për të diskutuar./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended