34 mijë dosje pa u gjykuar/ Murrizi - KLGJ e KLP: Bëni kërkesë për ndryshimin e Reformës në Drejtësi

  • 4 years ago
Deputeti i opozitës së re, Mulsim Murrizi pas raportimin të kryetarëve të KLGJ e KLP për punën e institucioneve të drejtësisë, tha se këto duket se reforma në Drejtësi nuk ka gjetur zbatim, duke u kërkuar atyre që të bëjnë një kërkesë për ta ndryshuar atë! Sipas tij, koha ka treguar se "jo çdo gjë ka qenë e mirëmenduar në funksion të pasjes së drejtësisë në këtë vend". Ai ka pasur edhe një debat me deputetin tjetër, Ralf Gjoni.

"Sa anëtarë KLP kanë kaluar vettingut, sa është funksionale dhe kur pritet të zëvendësohet ato që kanë ikur, sa anëtarë rezultojnë me të shkuar të errët nga DSIK. Po mbushet një vit, unë dhe Hysi ishim të ftuar në inagurimin e pallatit të drejtësisë, të marrë nga qeveria me tender e pa tender, dhe sot KLP e KLGJ enden skutaveë të zyrave të marrë më qira pa e marrë në dorëzim këtë godinë, pa kushtet e nevojshme. Ju personalisht çelësat e kashtës keni në dorë, ka individë që luajnë për interesa të pista për këta që janë në sallë. Kryetari i komisionit të karrierës, që kalon vettingun dhe pse ka probleme me DSIK heziton të shpallë vakancë, se pret që dikujt t'i mbarojë mandati apo t'i krijohet mundësia atij që i është dhënë llafi nga pazaret që bëhen në këtë sallë. 34 mijë çështje pa u gjykuar, sa vjet do të duhen, sa shqiptarë enden në dyert e gjyqësori për të marrë vendimit, sa vendime janë pezulluar, të gjitha këto e shumë probleme të tjera mirë është t'i adresoni edhe me një kërkesë ligjore për ta parë dhe ndryshuar ligjin nëse është nuk është i plotë dhe cedon në funksionimin e tij.

Në përgjigje të Murrizit, Gjoni tha se edhe ai kërkon ndryshime të Kushtetutës, por është kundër pragut të 5%  për t'u futur në Kuvend.

"Muslim i nderuar ti e di që ti dhe unë jemi në një llogore sa i përket kauzës së sistemit, nuk dua që fjalët e mia të keqinterpretohen, jam pro ndryshimeve Kushtetuese, unë të kam dhënë autorizimin që të më përmendje emrin si mbështetës pro ndryshimin e Kushtetutës, por ama  Muslim i nderuar nuk do mbështes një propozim kushtetues për vendosjen e pragun 5% në një sistem rajonal konkurrimi, nuk ka sens juridik. Sepse ka shumë merak që kur futet dora në Kushtetën, mund të futen edhe në anekse të tjera sic është reforma në drejtësi, këtu e kam hallin që të futet dora atje ku nuk duhet. Ne jemi për ndryshime të sistemit dhe hapjen e listave", tha Gjoni.

Recommended