Deputeti opozitar: E paprecedentë, shtytë Kuvendin për pazarin me Metën! Ruçi: S'do përsëritet më

  • 4 years ago
Deputeti Halit Valteri e cilësoi si të paprecedent faktin që mbledhja e seancës plenare të Kuvendit u shty me një orë për shkak të mbledhjes së grupit të PS-së.

"Është e paprecedent, ky është parlamenti i Shqipërisë dhe jo selia e PS-së, seanca u njoftua në 10:00 dhe u mblodh në 11:00, nëse këta burra nuk kanë kohë për pazarin me Metën...Një orë të dhunohet ky parlament se ka mbledhje PS-ja nuk kanë faj shqiptarët. Mos përsëritet më" kërkoi ai.

Gramoz Ruçi pranoi situatën dhe premtoi se nuk do të përsëritet më. "Vërejtja është e drejtë, nuk do të përsëritet më. Cdo grup ka të drejtë të ndërpresë seancën deri në një orë" tha kryetari i Kuvendit.

Recommended