Qeni zbulon foshnjen e braktisur mes shkurreve (21 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Lesi i filmave bën mrekullira jo vetëm në filma por dhe në jetën reale. Në qytetin e Korçës, Elvisi 20 vjeçar duke bërë xhiron me qenin e tij, gjen këtë foshnje. Lesi ka shtangur përpara një shkurreje ku ndodhej foshnja i mbyllur në një çantë. Lesi nuhatës ka zbuluar çantën sëbashku me fëmijën disa ditësh.
20 vjeçari, i pa mësuar me trajtim të vegjlish, është nisur së bashku me beben drejt Shtëpisë së Fëmijës Korçë. Ai këtu është pagëzuar me emrin e Jezusit duke i vënë mbiemrin Andoni. Ai tani quhet Krist Andoni dhe thith përveç ushqimit të përditshëm, dashurinë e mamive shqiptare. Kjo dukuri ka filluar të marrë përmasa të mëdha. Askush nuk dëshiron mbajtjen e një fëmijë të padëshiruar por të paktën të mos lihet të vdesë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended