Report TV -Rama: Vota e emigrantëve me postë, problem regjistrimi në vendet ku ndodheni

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama u shpreh se alternativa e vetme e votimit për emigrantët shqiptarë është me postë. Por procesi ka shumë vështirësi, tha ai dhe kërkon kohë. Konkretisht, Edi Rama theksoi se problemi lidhet me regjistrimin e shqiptarëve në vendet që ndodhen jashtë kufijve. Në një mënyrë apo tjetër, kryeministri u shpreh besimplotë se votimi i emigrantëve do të realizohet, qoftë edhe duke filluar me një projekt pilot. Edi Rama dy fjalë i kishte edhe për debatin politik në Shqipëri, por sqaroi se te vota e emigrantëve nuk ka divergjencë të shfaqur.

Recommended