Presheva garon e bashkuar ne zgjedhjet serbe | Lajme - News

  • 4 years ago
Shkolla ?Skënderbeu? në Preshevë. Në orën 07:00 të mëngjesit u hapën vendvotimet në zonat shqiptare. Këtu shpresa është ndryshe prej atyre të vendeve të tjera të Serbisë, arritja e rezultatit më të madh për të paktën tre deputet.

Në fshatin Tërrnavë të Preshevës është një ditë e qetë dhe gjithçka ka shkuar mirë. Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka arritur për të kryer detyrimin qytetar.

Në Bujanovc shqiptarët garojnë mes vete për zgjedhjet lokale, por edhe të bashkuar për parlamentin e Serbisë. I pari i listës së shqiptarëve, Shaip Kamberi, ka shpresa për rezultatin e pritur.

Lugina e Preshevës në tri qytete bashkë me Medvegjën i ka të regjistruar rreth 42 mijë votues dhe për herë të parë për parlament dalin bashkë, përveç Partisë Demokratike Shqiptare.

Tv Klan



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended