Ora News - Në kërkim për vrasjen e Hekuran Billës, arrestohet në Mal të Zi Viktor Marku

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Policia malazeze ka arrestuar me urdhër të policisë shqiptare, Viktor Markun, të shpallur në kërkim policor për vrasjen e Hekuran Billës.

Lajmi është bërë i ditur nga policia e shtetit. Kanë qenë autoritetet malazeze që kanë bërë arrestimin në Tuz dhe më pas ua kanë dorëzuar autoriteteve shqiptare në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

"Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vënë në pranga, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit Shkodër, shtetasin V. M., pasi dyshohet se është autori kryesor i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, te Komuna e Parisit, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi H. B.

Shtetasi V. M. qëndronte në mënyrë të parregullt në Malin e Zi dhe falë shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Malazeze, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit V. M., në Malin e Zi.Policia malazeze ia ka dorëzuar shtetasin V. M., strukturave të Policisë së Shtetit, në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit".

Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, i vrarë në Angli në vitin 2006 nga Hekuran Billa.

Hetimet u fokusuan në pistën e hakmarrjes dhe policia kontrolloi banesën e tij menjehërë pas atentatit ndaj 40-vjeçarit Billa te Komuna e Parisit.

Por Viktor Marku nuk u gjet aty dhe menjëherë u lëshua urdhër kërkimi policor.

Sipas hetimeve, biznesmeni Hekuran Billa është ndjekur në tre qytete para se të vritej me armë në zonën e Komunës së Parisit me 11 qershor.

Viktima, 5 ditë para ekzekutimit ka hyrë në Shqipëri nga pika kufitare me Malin e Zi, ku dyshohet se autorët e kanë ndjekur për të gjetur momentin e përshtatshëm për goditjen finale.

Ndjekja ka vijuar dhe në kryeqytet dhe në Durrës, për të mbërritur tek vrasja të enjten e javës së shkuar.

Policia ka arrestuar edhe një 22-vjeçar i cili rezulton nipi i Prel Markut të vrarë në vitin 2006 nga Hekuran Billa në Angli.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ne-kerkim-vrasjen-e-hekuran-billes-arrestohet-ne-mal-te-zi-viktor-marku

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended