Ora News - Lefter Maliqi: Do ta zhvesh Ramën lakuriq, dhelprën me dy koka do e shohësh shumë shpejt

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ka shpërthyer deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi kundrejt kryeministrit Rama ditën e sotme (19 qershor), pasi Rama i përmendin emrin ditën e djeshme në Kuvend.

Në një dalje për median në ambientet e jashtme të kryesisë së Kuvendit, Maliqi akuzoi Ramën se ka kërcënuar Bashën me mesazh për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore. Gjithashtu tha se ka video që sipas tij u zbulojnë fytyrën e vërtetë të kryeministrit Rama.

Maliqi e sfidon Ramën të përballet me të në parlament.

Lefter Maliqi: Unë jam këtu meqë ky frikacak doli dje, edhe pse unë kam muaj që kam bërë kërkesa për interpelanca. Dje në mungesën time pa përmendur emrin, duke përdorur deputetët e opozitës së re që i ka rresht, duke parë që nuk isha në reshtin e tij dhe e njoha figurën e zezë të këtij njeriu për shqiptarët sic e kanë njohur ish bashkëpunëtorët e tij që i ka në rrugë. Siç shiti Tahirin, Dakon, Koco Kokëdhimën e Bushatin. Nëse ky është burrë sot nis deklarata e imja. Do të jetë përballë meje në parlament. Do ta zhvesh siç është. Të mos kujtojë ky palaço se ka vdekur Prifti dhe kasetat tek Dashi i Pezës apo tek lokalet e Tiranës mungojnë. E përsëris. Nuk mungojnë videot dhe kamerat e këtij mashtruesi, të këtij skenaristi të 21 janarit, pucit të shtetit që cfarë nuk bëri për të rrëzuar Sali Berishën apo zotin Meta

Rama nje te infiltruar në grupin e zjarrit të 21 janarit

Lefter Maliqi: "Dua të them që edhe ai i infiltruar që kishte në grupin e zjarrit, komandat, i dënuar me 10 vite burg, që nuk është hetuar asnjeherë nga drejtësia shqiptare qëlloi mbi turmën apo jo. Ka pasur arme pa leje apo jo, sic ka qene i denuar per 10 vjet?

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/shperthen-maliqi-kunder-rames-do-ta-zhvesh-lakuriq-dhelpren-me-dy-koka-do-e-shohesh-shume-shpejt

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended