Ora News - Zbulohet arsenal armësh dhe snjaper në Yzberisht, dyshohet bazë e vrasësve me pagesë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një arsenal armësh është zbuluar gjatë kontrolleve të kryera nga policia në zonën e Yzberishtit paraditen e sotme. Mes arsenalit të armëve është gjetur edhe një snajper.

Operacioni policor u kodua ?Yrsheku? dhe eshte zbardhur ngjarja e ndodhur në datën 15.06.2020, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, ku u qëllua me armë në drejtim të një kompleksi. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Njoftimi i policise

"Gjatë operacionit u zbulua një banesë që përdorej si bazë nga një grup i strukturuar kriminal. Gjenden në banesë dhe sekuestrohen arsenal armësh zjarri, municione luftarake, lëndë eksplozive dhe granata. Vihet në pranga pronari i banesës, njëherësh autori i ngjarjes dhe pjesëtari i një grupi të strukturuar kriminal."

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në datën 15.06.2020, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, në fshatin Yrshek, ku u qëllua me armë në drejtim të një kompleksi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve intensive u siguruan informacione në rrugë operative se armët e përdorura dhe motomjeti me të cilin ishin larguar autorët ndodheshin në banesën e shtetasit G. H.

Po në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohet se bashkautor në këtë ngjarje është edhe shtetasi E. M.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/zbulohet-nje-arsenal-armesh-ne-yzberisht-kapet-edhe-nje-snajper

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended