Top News - Kryeministri i Kosovës, konsultime me partitë për dialogun

  • 4 years ago
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka ftuar liderët partiakë në një takim para vizitës së planifikuar më 27 qershor në shtëpinë e bardhë në Uashington.


Takimi, do të mbahet të enjten në ora 11, në zyrën e kryeministrit dhe do të ketë si qëllim bashkërendimin e qëndrimeve të spektrit politik të vendit në procesin e dialogut me Serbinë. Kjo ndodh në një kohë kur i dërguari i BE për dialogun Kosovë serbi, Miroslav Lajcak, ndodhet në Prishtinë dhe në ditën e dytë të qëndrimit të tij atje, ka takuar kryetarin e lidhjes demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe atë të lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti. Në agjendë, Lajcak ka takime edhe me krerët e partive të tjera parlamentare ndërkohë që mbrëmjen e të martës, ai u takua me kryeministrin Avdullah Hoti. Ky i fundit tha se e informoi Lajcak për qasjen e qeverisë ndaj dialogut, që përfundimisht duhet të përmbyllë një marrëveshje dhe çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë.

?Kjo marrëveshje është e rëndësishme sigurisht për Kosovën dhe Serbinë, për qytetarët e të dy vendeve, është e rëndësishme për gjithë rajonin dhe është e rëndësishme për stabilitetin komplet të Bashkimit Evropian, vendi ynë është Brenda Bashkimit Evropian, unë jam shumë i kënaqur dhe i inkurajuar me mesazhet që zoti Lajçak na i tregoi?.

Vetë Lajçak tha ndërkohë se rruga evropiane nuk mund të trazohet nga askush tjetër, përveçse nga Bashkimi Evropian.

?Pa dialogun e lehtësuar nga BE kjo nuk do të ishte e mundur dhe natyrisht që dua të ndërtoj atë që është arritur tashmë dhe të shkoj më tej dhe ta çoj këtë proces në një përfundimin të suksesshëm dhe pa humbur kohë?.

Kjo është vizita e parë e Lajçakut në Kosovë, që kur ai mori postin e të dërguarit të posaçëm të BE-së ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AvdullahHoti#MiroslavLajcak#TopChannel

Recommended