Namik Dokle largohet nga posti i Sekretarit te Pergjithshem te Partise Socialiste (7 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Pandeli Majko mund të rikthehet në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste. Propozimi ka ardhur nga nënkryetari i Parlamentit Namik Dokle i cili sot deklaroi para gazetarëve tërheqjen nga posti i numrit 2 në Partinë Socialiste.
" Unë personalisht do të preferoja që këtë zgjedhje t'a bënte Majko dhe do ta mbështesja fuqimisht."
Dokle u zgjodh në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm pas kongresit të tretë të kësaj partie. Ai u detyrua të lërë këtë post në parti pas zbatimit në praktikë të normës së miratuar në kongresin e tretë për papajtueshmërinë e mandateve partiake me ato shtetërore.
" Për ti hapur rrugë zbatimit të statutit të Partisë Socialiste, për t'i mbyllur shtegun çdolloj spekulimi të mundshëm dhe për t'i krijuar hapësirë Partisë Socialiste që të merret me gjëra më të rëndësishme sesa studimit të dy mandateve, nëpërmjet jush dëshiroj të njoftoj opinionin publik që do të vazhdoj të qëndroj në detyrën e zëvendëskryetarit të Kuvendit të Republikës deri në mbarim të mandatit të këtij Kuvendi."
Propozimi i Dokles për Majkon por edhe për propozimet e tjera për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, do të votohen nga Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i kësaj partie.

Gazetar: Vladimir Lame



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended