Top News - Vrasja e komisarit/ Në listën e 50 vrasjeve të bujshme

  • 4 years ago
Vrasja e Artan Cukut përfshihet në 50 vrasjet më të bujshme në botë për arsye shtetërore në shekullin 21. Ish-drejtori i policisë së Vlorës dhe një nga drejtuesit më të vlerësuar të policisë në vitet e fundit në Shqipëri që u ekzekutua më 8 prill 2017, është bërë pjesë e një libri të hartuar nga një organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.
Në Gjenevë të Zvicrës është prezantuar libri ?Fytyra e vrasësve?, i hartuar nga një grup ekspertësh të investigimit të krimit?. Në këto 50 vrasje janë përfshirë ekzekutime të personaliteteve shtetërore në 40 shtete nga e gjithë bota pas vitit 2005.

Nga rajoni ynë dy vrasje janë nga Serbia, një nga Kosova dhe një nga Shqipëria. Në Shqipëri ky libër ka përfshirë vrasjen e Artan Cukut të ndodhur 3 vjet më parë në kryeqytet. Mark Shaw, drejtor i organizatës ?Iniciativa globale kundër krimit ndërkombëtar tha gjatë prezantimit të këtij libri se Krimi i organizuar reagon nëpërmjet ekzekutimeve ndaj përfaqësuesve të shtetit dhe si e tillë ai është shumë i vështirë si fenomen për tu kuptuar dhe për tu zbuluar gjithashtu?.

Më tej ai shtoi se ?ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar ta kuptojë krimin e organizuar si një forcë që është e kundërta e integritetit që përfaqësojnë disa përfaqësues të shtetit që luftojnë kundër padrejtësive, krimit dhe korrupsionit por që fatkeqësisht paguajnë një çmim shumë të lartë, jetën.
Artan Cuku është shpallur dëshmori atdheut nga drejtuesit e shtetit shqiptar duke e cilësuar vrasjen e tij për arsye të detyrës që ai mbante. Sipas prokurorisë dhe gjykatës ai u vra nga Mikel Shalari i cili ishte paguar nga Bledar Jambelli.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArtanCuku#Fytyraevrasësve#TopChannel

Recommended