Top News - Ikin dhe dy deputetë/ Tërhiqen nga ndryshimet Kushtetuese

  • 4 years ago
Nisin krisjet e para brenda opozitës parlamentare. Dy deputetë të opozitës, Artur Roshi dhe Besnik Troplini janë tërhequr nga kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës, duke kërkuar tërheqjen e firmave të nismës së firmosur nga 29 deputetët.

Dy deputetët duket se e kanë ndërmarrë këtë nismë pas reagimeve të shumta që pati brenda Partisë Demokratike duke i akuzuar ata si pjesë të lojës së PS-së, pasi parashikohet heqja e mundësisë së daljes në një koalicion në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ikja e dy deputetëve Roshi dhe Troplini, të dalë nga listat e PD-së, e që nuk pranuan refuzimin e marrjes së mandatit të lënë bosh, zvogëlon kërcënimin e opozitës së re ndaj mazhorancës për mos miratimin e Kodit të ri, sipas paktit politik të 5 qershorit.

Kësisoj, kërkesa për ndryshimin e kushtetutës me qëllim e vetëm ndryshimin e sistemit zgjedhor për listat e hapura mbetet nul, sepse që të ketë një iniciativë të tillë, duhet së paku të jenë 28 firmat deputetësh, në këtë rast tashmë me largimin e tyre kanë mbetur 26.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArturRoshi#BesnikTroplini#TopChannel

Recommended