Ora News - Covid-19 në Shqipëri, shënohet 31 raste të reja dhe 1 viktimë tek Infektivi

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Vazhdojnë shifrat e larta të të infektuarve në vend, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 31 raste të reja me Covid-19.


Pjesa më e madhe e të infektuarve janë raste kontaktesh të rasteve të mëparshme.


Po ashtu, shënohet edhe një viktimë.


Një 71-vjeçar ka humbur jetën nga Covid-19 te Infektivi ku ishte prej më shumë se dy javësh i shtruar.


Testimet - Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 300 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 31 raste pozitive, pjesa më e madhe kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hetimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë.


Rastet e reja - Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje.


Të shëruar - Gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga Covid19. Janë shëruar 33 qytetarë.


Të vdekur - Një pacient nuk e ka fituar dot betejën me Covid19. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 71 vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh.


Në spital - Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive.


Raste aktive - Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.


Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/covid-19-ne-shqiperi-shenohet-31-raste-te-reja-dhe-1-viktime-tek-infektivi


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp


Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended