Ditë e Re - Ekspertja tregon pse kemi një rritje të ndjeshme të të prekurve me Covid-19 në Shqipëri

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
E ftuar në emisionin ?Ditë e Re? në RTV Ora ka qenë ekspertja e ISHP, Rovena Daja, e cila ka folur për rritjen e ndjeshme të të prekurve nga koronavirusi. Ajo është shprehur se nëse njerëzit janë trembur dhe alarmuar për këtë rritje të numrit të të infektuarëve, mirë kanë bërë sepse ka vënë re se nuk zbatohen masat dhe kanë filluar t?i harrojnë ato.

Arjola Shehu: Si shpjegohet rritja e numrit të rasteve me COVID-19 në Shqipëri orët e fundit?

Rovena Daja: Në momentet që njerëzit qëndronin larg njëri-tjetrit, të gjitha institucionet ishin të mbyllura, shumë pak njerëz shkonin në punë, kopshtet e çerdhet kanë qenë të mbyllura, pra njerëzit ishin të mbyllur në shtëpi dhe ishte kollaj që të mos përhapeshe virusi.

Në momentin që çdo gjë u hap, bare, restorante normalisht që njerëzit qëndrojnë më shumë pranë njëri-tjetrit. Ne shpresonim që koha e mirë do na ndihmonte dhe shpresoj që në korrik dhe gusht ku temperaturat do jenë shumë të larta, virusi do të shkatërrohet.


Kemi numër të lartë sepse duke qëndruar pranë njerëzve të tjerë për një kohë të gjatë, virusi fillon përhapet. Unë kam vënë re që në çdo vend të botës rastet janë rritur e kjo për shkak të mos respektimit të distancës. Ne duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me koronavirusin.



Për më shumë lexoni në:

https://oranews.tv/article/ekspertja-tregon-pse-kemi-nje-rritje-te-ndjeshme-te-te-prekurve-me-covid-19-ne-shqiperi


Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/EQvLFa7KV0Q

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended