Dënime të ashpra për përdhunim/Gjykata jep vendime për dy të rinj, dhe dy çështje të tjera në proces

  • 4 years ago
Krimet e fundit seksuale që kanë tronditur opinionin publik, e kanë bindur gjykatën dhe prokurorinë që të mbajë qëndrime të ashpra ndaj autorëve për krime të tilla.


Gjykata dënoi gjatë ditës me 11 vite burgim dy të rinj nën akuzë për ngacmimin e një turisteje amerikane. Artur Hyka dhe Gesjan Gjoshi u shpallën fajtorë pasi siç thotë turistja ajo kishte dalë xhiro me biçikletë kur dy të rinj tentuan ta përdhunonin.

Por gjatë ditës dënimi në i rëndë u kërkua nga prokuroria për Englet Collakun. Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 17 vite burgim pasi sipas hetimeve të palës greke ai përdhunoi një vajzë të mitur. Fëmija u pyet nga psikologët dhe tregoi se në dy raste kishte tentuar të vetëvritej, pasi ai e shantazhonte dhe e kërcënonte se do ti postonte fotografitë në ?facebook?.

I akuzuari më pas u kthye në Shqipëri dhe morri mbiemrin e gruas për ti shpëtuar drejtësisë, por pala greke dërgoi për të një dosje voluminoze ku jep detaje të rënda të abuzimit të fëmijët. I akuzuari pretendon pafajësi me argumentin se kishte konflikte ne babain e fëmijës për çështje parash, por ai ka kundër një sërë provash.

Rasti i tretë është ai i përdhunimit të një djali 12 vjeç, gjyqi u zhvillua ne dyer të mbyllura për të ruajtur të dhënat e fëmijës. Përdhunuesi e joshi fëmijën me rroba dhe premtoi se do ta bënte piktor. /Anila Hoxha/

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjykata#TopChannel

Recommended