Basha: Rama po shkatërron ekonominë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar këtë të martë banorët dhe sipërmarrësit e vegjël në njësinë administrative nr. 11 në kryeqytet, të cilët ndanë shqetësimet për krizën ekonomike që ka prekur shqiptarët, veçanërisht biznesin e vogël.
Sipas liderit demokrat, rritja e çmimeve, papunësia e lartë dhe mungesa e ndihmës nga qeveria po e çojnë biznesin e vogël drejt falimentimit.?Rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, pagesat e larta dhe afrofe të dritave dhe të ujit, papunësia në rritje, mungesa e mbështetjes nga qeveria po e çojnë biznesin e vogël në këtë zonë drejt falimentit.
Rreth 60 biznese ulin qepenat çdo ditë dhe familjeve të tyre u shterrojnë mundësitë për të mbijetuar.
RAMAVIRUSI po shkatërron dita-ditës shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, biznesin e vogël.?Ai tha se kriza ka vetëm një zgjidhje: kthimin e vëmendjes tek qytetarët, duke u dhënë atyre një qeverisje normale.
?Askush nuk pret më asgjë të mirë nga kjo qeveri që ka dëshmuar në 7 vite se prioriteti i saj nuk janë qytetarët dhe biznesi i ndershëm, por një grusht njerëzish që grabisin çdo të mirë të këtij vendi.
Së bashku me qytetarët do të sjellim ndryshimin në këtë vend e do të ndërtojmë një qeverisje normale, që të garantojë ringritjen ekonomike, vende pune e një jetë më të mirë për çdo shqiptar.?
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1