Oqean ne mes te qytetit | Lajme - News

  • 4 years ago
Në kohë pandemie kur udhëtimi duket i pamundur, në kryeqytetin e Koresë së Jugut ofrojnë këtë zgjidhje: një oqean në mes të qytetit.

Janë kaq reale në imazh dhe tingull saqë efekti është i jashtëzakonshëm jo vetëm tek qytetarët e Seulit që ndalojnë të shijojnë nga afër valët e mrekullueshme, por edhe për ne që e ndjekim nga ekrani.

I quajtur ?Public Media Art-Wave?, projekti është realizuar nga një kompani vendase me teknologjinë 3D. Drejtues të saj thonë se kohët e fundit kanë marrë shumë kërkesa nga jashtë, përfshirë një kompani në New York që punon me tabelat publicitare në Times Square.

Projekti që ka për qëllim promovimin e natyrës do të shfaqet deri më 31 Maj. Ndërkohë qeveria e Koresë së Jugut po lehtëson disa kufizime për të shkuar drejt rihapjes së shkollave dhe bizneseve.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended