Report TV -Përmbytet nga shiu parku i ri i lodrave, firma që e ndërtoi të dëmshpërblejë Tiranën

  • 4 years ago
Shirat e furishëm që ranë në Tiranë përmbytën një pjesë në parkun e ri të lodrave të përuruar vetëm pak ditë më parë tek Parku Rinia. Opozita ka akuzuar bashkinë e Tiranës, por në fakt fajin kryesor e ka firma realizuese që tani duhet të përgjigjet jo vetëm për dëmin e shkaktuar, por edhe për dëmtimin e imazhit të kryeqytetit.

Bëhet fjalë për firmën "Agikons" që vetëm para pak ditësh shkaktoi një tjetër përmbytje duke prishur gjatë punimeve rrjetin e kanalizimeve në zonën Kodra e Diellit duke mbuluar rrugët me ujërat e zeza e duke shkaktuar protesta e indinjatë të banorëve.

Recommended