Reforma zgjedhore, Ngjela: Nëse arbitri është i varur nga një palë, ndeshja del 10-0

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Situata politike në vend vijon të jetë e trazuar, kur ende pritet një konsensus mes palëve të Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Aktualisht, përfaqësuesit e këtij këshilli kanë zhvilluar një takim me ambasadorët e ShBA-së, BE dhe Britanisë së Madhe për të arritur një marrëveshje për këtë reformë.

Avokati Spartak Ngjela e sheh me skepticizëm këtë reformë teksa për Ora News shprehet se më shumë besim ka tek reforma në drejtësi.

Në studio me gazetaren Matilda Mcini ai shprehet se ligji elektoral kërkon një arbitër të veçantë dhe të pavarur, pasi në të kundërt "ndeshja" del 10-0.

Ngjela: Duhet të presim njoftimin që do të bëjë ambasadorja. Ajo është treguar shumë e fortë. Nuk e di se çfarë kanë vendosur sot. Përderisa del ambasadorja nuk kanë rënë në një konsensus. Nëse do të kishte konsensus do të dilnin palët. Ne po kalojmë nga kriza në krizë, nga pandemia dhe tani po fillojnë tensionet e krizës nga politika e lartë shqiptare. Nuk po kuptoj se çfarë kërkojnë të arrijnë nga ligji elektoral. Ligji elektoral do një arbitër të veçantë. Arbitri duhet të jetë i pavarur.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ngjela-kam-me-shume-besim-tek-reforma-ne-drejtesi-se-sa-tek-zgjedhorja

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended