LDK publikon emrat per ministra ne qeverine e re

  • 4 years ago
Nesër pritet që të votohet në seancë plenare qeveria e re e Kosovës, që do të kryesohet nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryesia e partisë, publikoi këtë të martë emrat e kandidatëve për ministra. Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha raportoi për Tv Klan se do të jenë shtatë ministri që do të udhëhiqen nga LDK.

?Bëhet fjalë për ministra që kanë qenë edhe në periudhën e qeverisë Kurti?, tha Dalloshi Berisha.

Driton Selmanaj do të jetë zëvendëskryeministër i parë, ndërkaq Besian Mustafa, Vlora Dumoshi, Anton Quni, Arban Abrashi, Agim Veliu dhe Armend Zemaj do të jenë ministra.

Armend Zemaj është një emër i ri në qeveri dhe do të mbajë ministrin e Shëndetësisë sipas gazetares. Pjesë e qeverisë do të jetë AAK, e cila do të dërgojë sot emrat e saj për ministritë që do të ketë nën drejtim. NISMA do të ketë dy ministri, ndërsa minoritetet tre.

Sot, kryetarja aktuale e Kuvendit, Vjosa Osmani ka dalë me një propozim për qeveri tranzicioni me kryeministër Murat Jashari nga familja Jashari. Kjo qeveri është përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended