Greqia 3 faza për hapjen e kufijve: Me Shqipërinë pas 15 qershorit, tamponi i detyrueshëm në kufi

  • 4 years ago
Ambasada greke në Tiranë ka shpjeguar 3 fazat e hapjes së kufirit grek dhe se si do të procedohet. Ajo bën të ditur se me Shqipërinë kufiri do të hapet pas 15 qershorit dhe se të gjithë ata që hyjnë do i nënshtrohen tamponit dhe do i kërkohet qëndrimi një natë në hotel deri në daljen e përgjigjes. Nëse tamponi rezulton negativ, shtetasit shqiptarë duhet të vetëkarantinohen për ditë dhe nëse rezulton pozitiv, atëherë vizitori i nënshtrohet karantinimit 14 ditor nën monitorimin e mjekëve. Gjithashtu fluturimet pas 15 qershorit në Greqi do të lejohen vetëm në drejtim të aeroporteve të Athinës dhe të Selanikut.

Recommended