Perurohet shkolla e re ne Bathore (12 Maj 2000)

  • 4 years ago
Kjo është e para gazetë që del në Bathore. Mirë apo keq, në këtë 10 vjeçar janë vendosur me mijëra të ardhur kryesisht nga veriu i Shqipërisë. Prej dy vitesh për fëmijët e tyre është ngritur kjo shkollë. Megjithëse është shumë e vogël për të përballuar 1800 nxënësit në qendër të vëmëndjes së tyre janë vetëm fëmijët. Mësuesit nuk kanë një sallë të tyren ndërsa nxënësit kanë në dorë një palë çelësa të një salle ku përgatisin gazetën dhe ku mblidhet qeveria e nxënësve.
Përpara shkollës, qeveria e tyre sot bëri betimin. Gjithashtu janë përurar dhe 7 mjedise të kopshtit ku edhe palestra është një dhuratë ku vështirë se e kanë shkollat në periferi të Tiranës. Madje edhe bibliotekën tani ua kanë zili. Mbi 2000 libra të saj i kanë dhuruar fëmijët e shkollave të tjera të kryeqytetit. Kompletimi i kësaj shkolle ka kushtuar 15 milion lekë që janë dhuratë e fondacionit Kristian për fëmijët dhe UNICEF-it.

Gazetare: Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended