Ora News -Skandali i Parkut "Rinia", Agikons merr 1 miliard lekë, punën e bëjnë punëtorët e bashkisë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Para pothuajse 1 viti bashkia hapi tenderin me objekt ?Rehabilitimin e parkut Rinia? me vlerë 78.705.775 leke pa TVSH. Me gjithë vlerën e TVSH ky prokurim i fituar nga kompania Agikons arrin vlerën e 1 miliard lekëve.

Me përjashtim që në këtë park janë shtuar disa kodrina me dhe, si edhe janë shtuar disa lodra për fëmijë, nuk dihet se çfarë ka kushtuar kaq shumë sa për të plotësuar vlerën 1 miliard lekë.

Por skandali bëhet më i madh, kur shohim se punën që duhet të kryejë kompania Agikons si fituese e këtij tenderi, në fakt e kryejnë punonjësit e ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit të bashkisë së Tiranës, vetëm për një qëllim që të arrijë të hapet në 1 qershor.

Të nxjerrë në punë me urdhër, që në orën 6 të mëngjesit, punonjësit kryejnë punën që kompania private është paguar njëherë me taksat tona.

Skandali vijon jo vetëm me shpërdorimin e punonjësve të pastrim gjelbërimit që kryejnë punën në emër të kompanisë Agikons, por edhe fakti se bari natyral nuk ka zënë, dhe për këtë arsye këtu po përdorin tapetin e barit sintetik. Sipas ekspertëve tapeti i barit, nga momenti i vënies në tokë, nuk duhet shkelur për të paktën 25 ditë pasi duhet të shtrohet mirë, pasi në të kundërt prishet dhe nuk ngjit.

Bashkia ka planifikuar ta hapë këtë park që ka kushtuar 1 miliardë lekë të dhëna Agikons, me punën e kryer nga punonjësit e bashkisë, me datë 1 qershor, ditën e festës së fëmijëve

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/skandali-i-parkut-rinia-agikons-merr-1-miliard-leke-punen-e-bejne-punetoret-e-bashkise

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended