Hapet zyra e te papuneve ne Elbasan (7 Maj 2000)
  • 4 years ago
Hapet zyra e parë për të papunët shqiptarë pikërisht në Elbasan për të rregulluar fluksin e vizave për qytetarët shqiptarë në Itali. Kjo iniciativë e qeverisë italiane gjen zbatim në qytetin me më shumë probleme ekonomike dhe sociale në vend siç është Elbasani, shkak i të cilit është pushimi i punës së industrisë së rëndë në këtë qytet.
Janë parashikuar 6 mijë viza për shqiptarët pohon përfaqësuesi italian. Nuk është më nevoja që të papunët të futen në mënyrë ilegale në Itali, të rrezikojnë me skafe dhe të harxhojnë para. Kjo zyrë do të sigurojë viza që variojnë nga 6 muaj deri në 3 vjet. Fillimisht shqiptarët do të punësohen në veri të Italisë e më pas në të gjithë Italinë. Me të ardhurat që ato do të mblidhen mund të kthehen dhe të investojnë në këtë vend.

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/